Kryetari i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Zemaj në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, tha se duhet ftuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një raportim të shpejtë.
“Ne duhet ta ftojmë ministrin e Shëndetësisë në një raportim të shpejtë, ndoshta do të mund të ndihmojmë situatën me ndonjë rekomandim”, tha ai.
Zemaj tha tutje Qeveria ka qenë neglizhente sa i përket pandemisë COVID-19.
“Ajo çka kemi pa edhe tregojë rezultate negative edhe mbi ato që kemi potencuar është rritja ekstreme e njerëzve të infektuar, rritja e madhe e rasteve të vdekjes, dhe pasoja tjera ekonomike, sociale. Menaxhimi i dobët i vaksinave, gjuajtja e tyre, të gjitha këto janë tregues që Qeveria është neglizhente në këtë drejtim. Qeveria, kryeministri Kurti dhe ministri Vitia kanë krijuar një pasqyrë që pandemia ka mbaruar në Kosovë, në kohën kur infeksionet kanë filluar të rriten në mënyrë ekstreme masat nuk kanë qenë që kanë mund të parandalojnë. Pra, kanë vazhduar me lirim të masave, kanë larguar stafin mbikëqyrës inspektorët, kanë larguar punëtorët shëndetësor të angazhuar nëpër klinika dhe të gjitha këto kanë ndikuar në dëmtimin e popullatës. Arben Vitia dhe Albin Kurti kanë dështuar në menaxhimin e pandemisë”, pohoi ai.
Vitia tha se si ish-ministër i Shëndetësisë i vjen keq për situatën e krijuar me pandeminë dhe po ashtu se kolegët e tij në pushtet nuk kanë bërë asnjë deklaratë rreth situatës me pandeminë.