Zeqiri për rikthimin e SC Gjilanit: Lajmi më i mirë për futbollin kosovar në vitin 2023

Futbolli kosovar mori lajme të mira gjatë kësaj jave, pasi skuadra e SC Gjilanit i ka nisur stërvitjet dhe do të jetë gati për sezonin pranveror që të jetë konkurruese me skuadrat e kreut të tabelës, krejt kjo pasi kryetari i këtij klubi, Florim Zuka i ka shlyer borxhet ndaj lojtarëve dhe stafit të trajnerëve.



SC Gjilani, të mërkurën i nisi stërvitjet nën udhëheqjen e trajnerit Zekirija Ramadani i cili u rikthye në skuadër pasi kishte dhënë dorëheqje.

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani synim e ka Kupën e Kosovës dhe një vend për garat Evropiane, pasi gara për titull duket pak e vshtirë në krye me Ballkanin dhe Dritën.

Analisti i futbollit, Arben Zeqiri në një bisedë për Gazetën Enigma, ka thënë se rikthimin i SC Gjilanit është lajmi më i mirë për futbollin kosovar në vitin 2023.

Lajmi më i mirë për futbollin kosovar në vitin 2023. ‘Skifterat’, qyteti i Gjilanit dhe futbolli kosovar e meritojnë Gjilanin e fortë, stabil në rrafshin financiar dhe konkurrues ashtu si ka qenë në 5-6 vitet e fundit”, shprehet Zeqiri për Gazetën Enigma.

Zeqiri thotë se me fondin e lojtarëve që e ka SC Gjilani minimumin e ka që t’i siguroj

garat evropiane. Ai po ashtu ka komentuar edhe largimin e Torrasës, lojtar i cili nuk do t’i bashkohet skuadrës në sezonin pranveror.

Me këtë strukturë futbollistësh që e ka Gjilani dhe sidomos më këtë trajner, padyshim që minimalisht luan në Evropë. Kurse mesfushori Torrasa është dashur të largohet prej kohësh, madje rendimenti i tij ka qenë zero krahas vlerës materiale që është shpenzuar për të dhe mund të konsiderohet si njëri prej transferove më të dështuara në historinë e klubit”, vlerëson ai.

Ish-futbollisti i SC Gjilanit thotë se dy personat më meritorë që kanë këmngulur për rikthimin e SC Gjilanit janë Drilon Sylejmani dhe Pajtim Halili. Ai pret që investitori i ri që e merr klubin për sezonin e ri duhet të sjellë njerëz profesional e kuadro të dëshmuar.

Dy njerëz janë shumë meritor që me këmbëngulje kanë insistuar që Gjilanit mos t’i ndodh më e keqja, Drilon Sylejmani dhe Pajtim Halili të cilët kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme që të luftojnë deri në fund për këtë situatë në të cilën ndodhet tani, kur klubi të shitet në ankand publik, po ashtu mendoj që ka afarist që janë të interesuar që Gjilanit t’i japin stabilitet dhe çka është më e rëndësishme pronarët e rinjë klubin ta planifikojnë në shtigje afatgjata duke sjellur përfundimisht profesionist e kuadro të dëshmuar”, thotë Arben Zeqiri.

Ai insiston se Gjilani do të jetë konkrrues edhe në këtë sezon sikurse në sezonet që lam pas që ka luftuar për titullin kampion.

Jam i sigurt se nëse Gjilani është stabil dhe i rregullt në kryerjen e obligimeve ndaj lojtarëve dhe trajnerëve do të jetë konkurrues sikurse në vitet që i lam pas”, thotë ai./GAZETA ENIGMA/

Related Articles