Zëvendëskryeministri Bislimi: Në Thesarin e Kosovës ka më pak mjete se vitin e kaluar

Zëvendëskryeministri Bislimi: Në Thesarin e Kosovës ka më pak mjete se vitin e kaluar

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se në Thesarin e Kosovës këtë vit ka më pak mjete së në vitin e kaluar.

Ai theksoi se të hyrat buxhetore janë rritur për 12.1 për qind.

“Në ditën e sotme, të vitit të kaluar, në Thesarin e Republikës së Kosovës kemi pasë mjete, në nivelin e 702 milionë eurove, sot në buxhetin e Republikës së Kosovës kemi 697 milionë euro, domethënë kemi mjete më pak se vitin e kaluar” tha ai.

“Kemi 0.7 për qind më pak mjete në thesar, se kemi pasë në vitin 2021, në ndërkohë që të hyrat buxhetore janë rritur për 12.1 për qind”, tha Bislimi.

Kjo përgjigje ka ardhur ndaj pyetjeve të deputetit të LDK-së Avdullah Hoti i cili ka akuzuar Qeverinë se po mbanë në Thesar afër 700 milionë euro.

Related Articles