Zgjedhjet në Parlamentin Evropian, Kurti i bën thirrje diasporës që të votojnë për socialdemokratët

Zgjedhjet në Parlamentin Evropian, Kurti i bën thirrje diasporës që të votojnë për socialdemokratët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje diasporës shqiptare që jetojnë në shtetet europiane, se në zgjedhjet e Parlamentit Evropian të votojnë për partitë socialdemokrate, raporton Gazeta Enigma.

Kurti ka thënë se partitë socialdemokrate e mbrojnë Europën nga kërcënimi serioz nga e djathta ekstreme.

“Me afrimin e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, u bëj thirrje të gjithë anëtarëve të diasporës sonë që të ushtrojnë të drejtën e votës. Çdo votë e vetme llogaritet në mbështetjen e politikanëve dhe partive – të tilla si socialdemokratët – që me të vërtetë mbrojnë demokracinë dhe Evropën kundër kërcënimit serioz të së djathtës ekstreme”- ka shkruar Kurti në “X” më 06.06.2024.

Related Articles