Pas shtatë vitesh, dje është rihapur terminali doganor i Trepçës në Mitrovicë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në vitin 2014 padrejtësisht Trepçës i është privuar kjo hapësirë.
Lajmi është mirëpritur edhe nga shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
“Përurimi i terminalit publik doganor të Trepçës është një shembull i mirë i përparimit që po bënë Kosova”, ka shkruar Szunyog në Twitter.
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë thotë se në raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën kapitulli i doganave është ndër rekomandimet kryesore.
“Po ashtu kjo çështje është një hap i rëndësishëm në rrugën evropiane të Kosovës”, ka shkruar tutje Szunyog.
Edhe drejtori i Trepçës Agron Llugaliu ka thënë se çështja e Doganës së Trepçës adreson edhe një problem me vite që është përsëritur si sfidë e të bërit biznes në raportin e Progresit të Komisionit Evropian.