Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së të mërkurës njoftoi se sot për vizitë në Kosovë vjen Thomas Goffus, ndihmës sekretari për operacione i NATO-s, raporton Gazeta Enigma.
“Nesër për vizitë vjen zotëri Thomas Goffus, ndihmës sekretari për operacione i NATO-s. Sot vjen delegacioni danez i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës ndërkaq javën e ardhshme do t’i mirëpresim dy ministra të jashtëm të dy shteteve anëtare të NATO-s”- është shprehur ai.
Kurti thotë se në të gjitha këto takime diskutohet edhe çështja e hapës së urës qendrore mbi lumin Ibër.
“Në të gjitha këto takime natyrisht diskutohet edhe çështja e hapjes së urës qendrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, për të cilën jemi duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme si dhe punët tona të shtëpisë, si për shembull trajtimi i draftit preliminar për qëndrueshmërinë fizikë të urës teksa presim raportin final, e deri të përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull. Hapja e urës është liri e lëvizjes e liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Kosovë por edhe në Bashkimin Europian”- theksoi Kurti.
Gjatë vizitës së tij në SHBA me rastin e Konventën Kombëtare Demokratike, teksa ka diskutuar me senatorë e kongresistë për sulmin terrorist në Banjskë, Kurti tha se nga ata ka kërkuar që të ketë më shumë trysni nga bota perëndimore “për vënie para drejtësisë kundrejt akteve terroriste të Beogradit dhe individëve përkatës e përgjegjës”.
“Para katër ditësh u mbushën 11 muaj nga agresioni i Serbisë ndaj vendit tonë, kur u vra rreshteri i Policisë së Kosovës tashmë heroi ynë, Afrim Bunjaku. Për këtë sulm, Serbia ende nuk është mbajtë përgjegjëse dhe vijon të mos dorëzoj drejt autoriteteve tona, kryekriminelin e saj Millan Radoiçiq. Edhe gjatë qëndrimit në SHBA në takimet me senatorë e kongresistë, kërkova që të ketë më shumë trysni nga bota perëndimore e demokratike për vënie para drejtësisë kundrejt akteve terroriste të Beogradit dhe individëve përkatës, përgjegjës”- ka thënë kryeministri.
Vizita e Burnsit në rajon erdhi në kohën kur ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se shteti i tij është sfiduar në disa aspekte nga Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti.
Ky takim ndodhi në një kohë kur, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier tha se partneriteti Kosovë-ShBA janë ndikuar nga veprimet e ndërmarra së fundi nga Qeveria e Kurtit, që janë konsideruar si “të njëanshme” dhe “të pakoordinuara”, në lidhje me çështjen e hapjes të Urës së Ibrit.