Zyrtare: Ky është kundërshtari i radhës i Ballkanit në Ligën e Kampionëve nëse e kalon Ludogoretsin

Zyrtare: Ky është kundërshtari i radhës i Ballkanit në Ligën e Kampionëve nëse e kalon Ludogoretsin

Skuadra e Ballkanit sot luan për një kapitull të ri të historisë në garat evropiane.

Kampioni i Kosovës ballafaqohet sonte me Ludogoretsin në Razgrad të Bullgarisë nga ora 20:00, në kuadër të ndeshjes kthyese të fazës së parë të kualifikimeve për Champions League.

Në ndeshjen e parë, FC Ballkani triumfoi në shtëpi ndaj Ludogoretsit me rezultatin 2:0, me golat e shënuar nga Meriton Korenica dhe Qëndrim Zyba.

Në rast se sonte skuadra kosovare arrin të kalojë tutje, atëherë në raundin e dytë do të përballet me skuadrën sllovene, Olimpija Ljubljana.

In action during UEFA Champions league Qualifications match between Olimpija (SLO) and Valmiera (LAT) in Ljubljana, Slovenia on July 11, 2023

Related Articles