324 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

324 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 324.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.820, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,984 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.999 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.621.804 doza të vaksinës.

Deri më sot 764.443 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Gazeta “Enigma”/

Related Articles