Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se të premten është vendosur që të mbahet seancë seancës ku do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin për vitin 2022.
“Në seancë do të diskutojmë buxhetin që është shumë i rëndësishëm. Në trajtimin e buxhetit është me rëndësi që qeveria të reflektojë sa i përket ligjit të pagave. Lusim qeverinë që deri me datën 17 të reflektoj për ligjin e pagave”, ka thënë Tahiri.
Ndërsa, kryeministri Albin Kurti u ka premtuar të punësuarve në sektorin publik se Qeveria që ai udhëheqë do të hartojë Ligjin për Paga, me të cilin ka thënë se do t’u bëhet zgjidhje problemeve thelbësore të pagave.
Lidhur me krizën energjetike, Tahiri ka deklaruar se “çështje tjetër është edhe energjia. 3 muaj e ngrisim çështjen e energjisë. Sot Kosova mbet në terr. Kërkesa jonë është në kuadër të punës t’i lënë anash retoriket me kursy rrymën”.
Tutje ai foli edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatuar se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës në momentin kur ka vendosur për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës në qershor të këtij viti.
“Keni me lanë këtë institucion pa këtë bord. Dhe sot jemi pranë një vendimi të gjykatës ku thuhet se kuvendi ka shkel Kushtetutën me atë vendim. A është e mjaftueshme për qeverinë të reflektojë”, tha ai.
Kurse, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, të mërkuren ka konstatuar se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës në momentin kur ka vendosur për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës në qershor të këtij viti.
Ndaj vendimit ishte ankuar Partia Demokratike e Kosovës.
Sipas Kushtetueses, ndërprerja e mandatit të anëtarëve të Këshillit nuk mund të bëhet vetëm për shkak të “vendimmarrjes”.
Shkarkimi i anëtarëve të KPMSHCK-së pati ardhur pak ditë pasi në Komisionin për Administratë Publike qe votuar kundër miratimit të raportit vjetor të Këshillit për vitin 2020. Më 15 qershor, ky komision rekomandoi shkarkimin. E shkarkimi erdhi 15 ditë më pas me 62 vota pro, tri kundër e 11 abstenime./Gazeta Enigma/