Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë të ditur se ai dhe disa deputetë të tjerë patën dilema lidhur me shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil.
”Ata duhet ta kenë njëfarë relacioni me legjislativin, e me mënyrën si janë shkarkuar ata, ka pasur dilema edhe në mesin e deputetëve tanë, duke më përfshirë edhe mua”.
”Meqenëse aty ishte argumenti që janë të ngarkuar një nga një dhe të zgjedhur si të tillë, pra: A duhet të shkarkohen në mënyrë kolektive?”
”Ne jemi ende si shtet në ato sfidat e interpretimit të horizontit të kompetencave institucionale. Pra, edhe kushtetuta jonë edhe kjo sfida që e kanë institucionet gjatë ndërtimit të tyre, tregon faktikisht që ne jemi përballur vazhdimisht me dielma për mënyrën se si duhet të kuptohet”.
Sipas Konjufcës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë lëndë nuk u bë për ndikime negative, njofton Klan Kosova.
”Nuk mendoj që ka qenë diçka me qëllim të keq, apo motivacioni qëndror nuk ka qenë siç thuhet kapja e institucioneve”.
”Nëse doni me bisedu se cila është gjendja e vërtetë e shërbimit civil të Kosovës, unë nuk mendoj që është e mirë. Unë mendoj që ka pasur shumë defekte në të kaluarën dhe deputetët mund të motivohen nga ajo që duhet ndërmarrë diçka për ta përmirësuar atë gjendje”.
”Ajo gjendje natyrisht nuk përmirësohet duke thënë se deri tash paskan qenë të një partie e tash duhet t’i qesim të tjetrës. Nëse e shikon se cilat kanë qenë në mënyrë konstante dy kritikat qendrore të Raportit të Progresit, ka qenë reforma e administratës një dhe mungesa e profesionalizmit në administratë dhe cenueshmëria e gjyqësorit prej ndërhyrjeve politike”.
”Këto dyja kanë qenë shtyllat e kritikës së Raportit të Progresit dhe urgjenca që e ka Kosova”.