Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do të merret me Asociacionin.
Kjo pasi, sipas tij, themelimi i tij është interes i Serbisë.
Trysnia për të më shumë tha se po bëhet nga vendorët sesa nga ndërkombëtarët.
“Është interes i Serbisë dhe këtë s’e harroj. Pse të merrem ditë e natë me interes të Serbisë. Merrem me interesa të Kosovës. ua shpjegoj ndërkombëtarëve qëndrimin tonë, por ai s’është interes as i serbëve të Kosovës. Asnjë s’ka ardhur të më thotë zbatoje”.
Kurti e pranoi se dialogu me Serbinë po e vështirëson procesin e njohjeve për Kosovën.
Kjo ngase sic tha ai shumë shtete presin epilogun e dialogut.
“Edhe ata të cilët nuk të kanë njohur e kanë fituar njëfarë arsyetimi interesant që po ti je në dialog me Serbinë, ta shohim se si po përmbyllet kjo. Nuk është që nuk ka pasur bisedime, unë jam takuar dy herë me presidentin e Serbisë në Bruksel dhe ne kemi një marrëveshje këtë vit e cila ishte e suksesshme, është për targat, me ata stickersat, letrat ngjitëse”, ka thënë Kurti.