Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb ka thënë se politika gjermane s’do të ndryshojë karshi Serbisë edhe me ardhjen e kancelarit të ri Olaf Scholz.
Scheib poashtu ka thënë se deklaratat e eurodeputetes gjermane, Viola von Cramon nuk e përfaqësojnë pozicionin e Berlinit zyrtar.
Ambasadori gjerman në një intervistë për Tanjug tha se politika gjermane s’do të ndryshojë karshi Ballkanit Perëndimor.
“Kjo është e thënë qartë në marrëveshjen e koalicionit – rëndësia e Ballkanit Perëndimor dhe procesi i zgjerimit të BE-së sa është i rëndësishëm për rajonin të lëvizë drejt anëtarësimit në BE dhe të zbatojë reformat gjatë rrugës”, tha ai, transmeton Gazeta Express.
Ambasadori Schieb foli edhe për eurodeputeten Viola von Cramon lidhur me kritikat e saj që ka për lidershipin politik në Serbi për të cilën tha se deklarata janë personale dhe s’e paraqesin pozicionin e Berlinit zyrtar.
“Znj.Cramon është anëtare e Parlamentit Evropian nga partia e të Gjelbërve. Ajo flet në emër të saj. Deklaratat i jep si eurodeputete dhe nuk është pjesë e qeverisë federale. Ajo është pjesë e partisë së Gjelbër por ka pozitën e vet dhe s’është pjesë e qeverisë gjermane”, tha ai./Gazeta “Enigma”/