Në katër spitale të përgjithshme nuk ka pacientë të shtrirë me COVID-19. Spitali i Gjakovës, Mitrovicës, Gjilanit dhe Vushtrrisë nuk kanë pacientë të spitalizuar me COVID-19.
Bazuar në raportin e datës 29 dhjetor 2021, në tërë ShSKUK-në, të shtrirë janë 8 raste të konfirmuara me COVID-19 pozitivë dhe 33 raste të tjera post-COVID-19.
Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar 2 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-COVID
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacient
Spitali i Pejës, 2 pacientë./Gazeta “Enigma”/