Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë marrë pjesë në lansimin e pagesave elektronike.
Kurti ka thënë se digjitalizimi është ndër objektivat e qeverisë.
Madje sipas tij, nëpërmjet këtij zhvillimi po snohet që të rritet transparenca e llogaridhënia.
“Në agjendën digjitale 2030 si agjendë horizontale jemi duke përcaktuar orientime strategjike në gjithë sektorët e qeverisjes. Derisa po hedhim baza strategjike duhet të kemi qasje të unifikuar ndaj digjitalizimit. Nëpërmjet zhvillimit të qeverisjes elektronike synojmë rritjen e transparenca e llogaridhënia”, ka thënë Kurti.
“Me miratimin e ligjit për identifikimit elektronik është hapur rruga për nënshkrim elektronik ky projekt do të fillojë së shpejti. Sot po fillojmë me pilotimin e pagesave elektronike. Pagesat elektronike do të jenë lehtësim edhe nga mërgata. Presim që pagesat të përdoren për zhvillime të tjera. Në kuadër të masave kemi lansuar shërbime për lehona. Planifikojmë që gjatë janarit të bëhet certifikata e lindjes të gjitha në kuadër E-Kosova”, shtoi ai.
“Po përpiqemi E-Kosova të ofrojë sa më shumë shërbime dhe do ta rrisim transparencën dhe llogaridhëminen tonë. Llogaridhënia rritet transparenca bëhet radikale shërbimet e qytetarëve bëhen më cilësore edhe për nga cilësi dhe përmbajtja. Digjitalizimi do të ndihmojë administratën dhe komunat e Kosovës”, ka përfunduar Kurti.
Ndërsa, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se pagesat gjatë kohë se testimit të programit do të jenë papagesë.
“Mundësimi i pagesave në mënyrë elektronike të tatimit në pronë e gjoba përmes E-Kosova gjatë pilotimit do të jenë pa kosto”, tha Murati.
“Për të përdor pagesa duhet të bëjnë verifikimin e identitetit. Kjo krijon lehtësira edhe për mërgatën tonë. Do të mund ta kryejnë pagesën edhe pa qenë fizikisht këtu”.
Kurse, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se pandemia e ka përshpejtuar këtë proces.
“Për ta realizuar me i krijuar grup punues për infrastrukturë dhe do të dërgojë raport për ta informuar për gjendjen”.
“Lansimi këtij moduli do të ndihmojë sa i përket pagesave online. Do të mund ta bëjnë nga shtëpia përmes procesit të digjitalizimit”, tha Sveçla.
/Gazeta Enigma/