Arrestohen pesë persona në Ferizaj, ndërsa 15 të tjerë dënohen për shkelje të orarit të lëvizjes

Arrestohen pesë persona në Ferizaj, ndërsa 15 të tjerë dënohen për shkelje të orarit të lëvizjes

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka pranuar një informacion se në fshatin Gërlic një lokal nate është duke punuar në kundërshtim me vendimet Qeverisë për masat COVID.

Në lidhje me këtë, policia e rendit së bashku me Inspektorët e AUV-ut të mbështetur edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH ) kanë marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në këtë lokacion dhe aty, edhe përkundër masave Covid-19 ai lokal ishte i hapur duke punuar dhe brenda ishin disa persona.

“Gjatë kryerjes së detyrave zyrtare policia dhe inspektorët kanë hasur në rezistencë duke u kanosur nga një person dhe duke u penguar nga disa të tjerë. Edhe përkundër përpjekjeve të policisë që të kryejnë detyrat e tyre zyrtare, të detyruar nga veprimet e pesë ( 5) personave që në mënyrë aktive kanë penguar punën e policisë, të njëjtit persona i kanë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Ferizajt, ndërsa të gjithë personave tjerë që ishin aty pesëmbëdhjetë(15) u janë shqiptuar gjoba për mos respektim të orarit të lëvizjes”, thuhet në njoftim.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj një të dyshuari me inicialet H.S (M/K) 52 vjecar, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë ndërsa katër (4) personat tjerë janë liruar për procedurë të rregullt.

Ky rast iu ka referuar Sektorit Rajonal të Hetimeve për procedura të mëtejme hetimore. /Gazeta Enigma/.

Related Articles