Sot në Komunën e Prishtinës do të mbahet seanca për kryesuesin e Kuvendit Komunal, raporton Gazeta “Enigma”.
Asamblistët e zgjedhur të Komunës së Prishtinës, do të votojnë sot për kryesuesin e Kuvendit.
Mbledhja për zgjedhjen e kryesuesit do të mbahet në orën 10:00.
Më 7 janar bëhet një muaj prej kur Përparim Rama është betuar si kryetar i Komunës së Prishtinës. Po ashtu, në të njëjtën ditë janë betuar anëtarët e Kuvendit Komunal.
Sipas Ligjit për Qeverisje Lokale, kryesuesi duhet të zgjidhet brenda 30 ditëve pas betimit të anëtarëve të Kuvendit Komunal.
Nëse zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit Komunal dështon, atëherë në kryeqytet do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme për Asamblenë Komunale. / Gazeta Enigma.