Të enjten një këmbimore në Prishtinë ka qenë cak i një grabitje me thikë, shkruan Gazeta Enigma.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në Lagjen Lakrishtë të Prishtinës.
Zëdhënëse e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin për “Enigmën”, e cila tha se nga informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person
“Aktualisht po vazhdon hetimi bashkë me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”, ka përfunduar ajo.
/Gazeta Enigma/