Dramë në Romë, Juventusi përmbys befasisht rezultatin

Dramë në Romë, Juventusi përmbys befasisht rezultatin

Skuadra e Juventusit ka bërë një befasi të madhe në duel më Romën, duke përmysur avantazhin e saj nga 3:1 në 3:4, shkruan Gazeta Enigma.

Befasia e javës në Serie A ka qenë sfida në mes të Romës dhe Juventusit, e cila është karakterizuar me plotë shtatë gola të shënuar, dy në pjesën e parë dhe pesë të tjerë në pjesën e dytë.

Skuadra e Romës ka qenë ajo q ëka avancuar në fillim të takimit, në minutën 11’ me golin e Tammy Abraha, ndërsa Paolo Dybala është përkujdesuar për të barazuar, për të shkruar në pushim me epilogun 1:1.

Fillimi I pjesës së dytë ka kjaluar në shenjë të dominimit të plotë të romakëve, e cila ka shënuar dy herë, së pari në minutën 48’ përmes Mikhytarian e më pas ka shënuar sërish Pellegrini, në minutën 53’ për avantazhin 3:1.

E kur pritej se ndeshja do të përfundonte me fiasko të mysafirëve, ata u rikthyen befasisht në lojë, duke shënuar plotë tri herë për 7 minuta. Së pari Lacoteli ngushtoi rezultatin në 3:2 në minutën 70’, ndërsa barazoi Dejan Kulushevski, e më pas Mattio de Sciglio kaloi për herë të parë në epërsi mysafirët në 3:4, saktësisht në minutën 77.

Me këtë rezultat u mbyllë takimi, për t’I dhuruar fitore sensacionale ekipit torinez, Roma 3:4 Juventus.

Related Articles