Një nxënëse është lënduar për shkak se ka rënë nga kati i dytë i një shkolle në Pejë.
Lidhur me këtë rast ka folur për Front Online zëdhënësi i Spitalit të Pejës, Naim Sahiti i cili tha se 13-vjeçarja ka pasur gjakderdhje në kokë dhe në duar dhe për shkak të politraumës, është transferuar në QKUK, përcjellë Gazeta “Enigma”.
Ai shtoi se gjendja e nxënëses nuk është e mirë.
“Po, fëmija ka ardhë te na, për shkak të politraumës është transferuar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm. Është viti i lindjes 2008. Ka gjakderdhje në kokë dhe në dy duart, por si politraumë ka shkuar atje. Gjendja e saj nuk është e mirë”, tha ai./Gazeta “Enigma”/