Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kishte pritur në zyrën e tij disa prej policëve pas operacioneve të suksesshme në veri të vendit.
Të gjithë u mburrën me ta.
Por, kur ata dhe kolegët e tyre kërkuan një shpërblim sa rroga që marrin për shkak të angazhimeve të shtuara gjatë vitit të kaluar, ekzekutivi as që u ktheu përgjigje.
Sindikata e Policisë shkresën ia drejtoi Ministrisë së Punëve të Brendshme, kurse kërkesën e kanë përcjellë te dikasteri i financave, të paktën kështu i thanë Klan Kosovës, përcjell Gazeta “Enigma”.
Nga kjo e fundit, për këtë çështje nuk kanë kthyer përgjigje gjatë ditës së enjte.