Një ndeshje miqësore pritet të ndodhë midis skuadrës kosovare, SC Gjlanit, dhe gjigantit turk, Gaziantep, shkruan Gazeta “Enigma”.
Skuadra, SC Gjilani ka përfunduar një fazë përgatitore në Shqipëri, më saktësisht në Durrës – ku lojtarët, Ismet Munishi dhe i gjithë stafi i tij ishin prezent për 1 javë.
Pas kësaj fituesit e fazës dimërore në Superligë, do të kryejnë edhe një fazë tjetër përgatitore në Antalia të Turqisë, ku do të qëndrojnë 12 ditë.
Zyrtarët e klubit të Gjilanit kanë konfirmuar për “Enigmën”, se në Turqi, përpos ndeshjes më ekipin e Gaziantep, do të zhvillojnë edhe tri ndeshje të tjera miqësore.
Ndeshja e parë miqësore do të jetë me 21 janar, ku ekipi i Ismet Munishit do të përballet me ekipin zviceran, Yverdom. Dy ditë më vonë, SC Gjilani do të përballet me ekipin rus FC Chayka.
Ndeshja e tretë në Antalia do të jetë ndaj ekipit nga Kazakistani, Shakhter Karagandy me 25 janar./Gazeta Enigma.