Një vdekje dhe mbi dy mijë persona pozitiv me COVID-19

Një vdekje dhe mbi dy mijë persona pozitiv me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person nga COVID-19, raporton Gazeta Enigma.

Në raportin e publikuar të premtën, 2.943 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Konfirmimi i rasteve ka ardhur pas testimit të rreth 12 mijë mostrave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 317 qytetarë, derisa numri i rasteve aktive është 12 mijë e 396.

“Nga 11.563 testime, 2.943 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 317 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.890. Në total numri i rasteve aktive është 12.396”, ka njoftuar Ministria./Gazeta Enigma/

Related Articles