Pas shtimit të rasteve me COVID-19, Qeveria e Kosovës ka njoftuar të premten se i ka miratuar masat e reja anti-COVID, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas vendimit, kufizimi i lëvizjes do të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00, për dallim që deri tash niste nga ora 00:00.
Në masat e reja bënë pjesë edhe kufizimi i orarit të shërbimeve të gastronomisë, e ku me masat e reja do të lejohet puna e gastronomisë nga ora 05:00 deri në orën 21:00.
Ndërkaq, muzika do të lejohet vetëm deri në orën 20:30.
Vendimi hyn në fuqi më 22 janar 2022, dhe vlen deri më datën 4 shkurt 2022./Gazeta Enigma/
Këtu mund ta gjeni: Vendimn e plotë të Qeverisë