Presidentja Osmani takon kadetet e FSK-së: Ato po na zbardhin fytyrën me sukseset e tyre në botë

Presidentja Osmani takon kadetet e FSK-së: Ato po na zbardhin fytyrën me sukseset e tyre në botë

Presidentja Vjosa Osmani, takoi të hënën tri kadetet e FSK-së, të cilat sipas saj po korrin suksese në botë, raporton Gazeta “Enigma”.

Krahas fotove të publikuara në rrjetin “Facebook”, Osmani tha se ato po ua zbardhin fytyrën Kosovës.

“Kënaqësi dhe krenari e jashtëzakonshme takimi me tri kadetet e FSK-së, të cilat na e zbardhën fytyrën, me suksesin e treguar gjatë studimeve në fushën e sigurisë  në SHBA dhe Turqi. Liridona Jashari- Baftjari, Arbenita Grezda dhe Jeta Berisha, janë modeli që duhet ndjekur vajzat dhe gratë tona”, ka thënë ajo.

Tutje Osmani ka theksuar se “Kosova ka nevojë për sa më shumë vajza  e gra të përfshira në sektorin e sigurisë, prandaj mora konfirmimin e Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, për përkrahjen e tyre të vazhdueshme. Sa më të suksesshme ato, më shumë siguri për ne dhe më mirë për imazhin e shtetit”./Gazeta Enigma.

Related Articles