Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, ka njoftuar se sapo ka përfunduar një bisedë më Presidentin e Francës, Emanuel Macron, raporton Express.
Zelensky ka thënë se armët dhe pajsijet nga partnerët e tyre janë rrugës për në Ukrainë.
“Një ditë e re në frontin diplomatik filloi me një bisedë me Emanuel Macronin. Armë dhe paisje nga partnerët tonë janë rrugës për në Ukrainë: Koalicioni kundër-luftës po funksionon”, ka shkruar Zelensky.
A new day on the diplomatic frontline began with a conversation with @EmmanuelMacron. Weapons and equipment from our partners are on the way to Ukraine. The anti-war coalition is working!— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 26, 2022
Ndryshe, Zelenskyi është lajmëruar sot me një video-mesazh të xhiruar në qendër të Kievit, pas lajmeve të rrejshme që thotë se po shpërndahen.
Video-mesazhi i Zelenskyt është shpërndarë nga “The Kyiv Independent”, e ku Zelensky dëgjohet duke thënë se s’do t’i lëshojnë armët dhe se do ta mbrojnë shtetin e tyre.
“Ka shumë informacione të rrejshme online se unë i kam bërë thirrje ushtrisë që t’i lënë armët dhe se ka evakuim. Unë jam këtu. Ne s’do t’i lëshojmë armët tona. Ne do ta mbrojmë shtetin tonë”, ka thënë Zelensky.