Largohen tre kosovarë nga Ukraina, kjo ishte arsyeja pse lufta i zuri atje

Largohen tre kosovarë nga Ukraina, kjo ishte arsyeja pse lufta i zuri atje

Tre shtetas kosovarë që kanë qenë në Ukrainë, janë larguar prej atje, të cilët kanë qenë për një periudhë afatshkurtër për qëllime pune apo biznesi.

Lajmin për Gazetën Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zyrtarja e lartë për media në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Qëndresa Fazliu.

Ndër të tjera, Fazliu ka thënë se në total, autoritetet kosovare kanë arritur të kontaktojnë me shtatë kosovarë në Ukrainë.

Katër personat tjerë – një familje katëranëtarëshe – është thënë të jetë në rrugë e sipër për të kaluar në Hungari.

Ndryshe, Ukraina është në luftë qe shtatë ditë. Rusia ka nisur sulmet në territorin e Ukrainës, që nga orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit. /Gazeta Enigma/.

Related Articles