Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, për pezullimin e regjimit të vizave për shtetasit e Ukrainës.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka propozuar në mbledhjen e qeverisë heqjen e regjimit të vizave për shtetasit ukrainas të cilët po largohen nga atje shkaku i agresionit rus.
“Duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me të cilën po përballen qytetarët e Ukrainës, Ministria e Punëve të Jashtme propozon pezullimin e regjimit të vizave për shtetasit e Ukrainës. Këtë e bazojmë në kërkesat humanitare në mënyrë që të mundësohen lehtësira për ukrainasit që Kosovën e shohin si vend të sigurtë. Përjashtimi nga regjimi i vizave do të mundësonte hyrjen e tyre në Kosovë apo në tranzit për vendet e tjera”, ka deklaruar ministrja Gërvalla.
Qeveria e Kosovës është shprehur e gatshme që të pres 5 mijë refugjatë nga Ukraina të cilët po largohen shkaku i invazionit rus. / Gazeta Enigma.