Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës.
Ballkani është në avantazh ndaj Feronikelit me rezultat 3 me 0.
Ishte një pjesë e parë totalisht e dominuar nga skuadra e Ilir Dajës.
Armend Thaqi, Meriton Korenica dhe Blend Baftiu shënuan golat për klubin nga Suhareka.
Në nëdeshjen tjetër, Prishtina dhe Ulpiana po luajnë pa gola 0 me 0. Skuadra e Ulpianës ishte më kërkuese në këtë pjesë duke rrezikuar më shumë se kryeqytetasit.
Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.
/Gazeta Enigma/