Të martën, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se takimet në nivel të lartë në mes Kosovës dhe Serbisë pas agresionit rus në Ukrainë janë vështirësuar shumë, raporton Gazeta “Enigma”.
”Besoj se situata është më e vështirë se dikur. Varet se kur na vije ftesa nga Brukseli por pas invazionit rus në Ukrainë ndërkohë që ne vendosem sanksione dhe shprehem gatishmërinë për pranimin e 20 gazetarëve dhe 5 mijë refugjatëve, ndërsa Serbia doli karshi Federatës Ruse takimet janë në një situatë tejet më të vështirë sesa në vitin e kaluar. Në këtë situatë ku ata nuk po e kanë kurajo të distanconen nga federata ruse dhe tu bashkohen sanksioneve edhe takimet tona janë vështirësuar shumë”, tha ai.
Lidhur me atë se a kanë marrë ndonjë vendim lidhur me mbajtjen ose jo të zgjedhjeve të Serbisë, Kurti tha se bashkë me ambasadorët e QUINT-it po mundohen të gjejnë ndonjë zgjidhje e cila nuk shkel të drejtat por edhe nuk shkelet shtetësia dhe kushtetutshmëria e Kosovës.
”Konsiderojnë që në njërën anë nuk duhet që t’ua pamundësojnë serbëve në Kosovë ta kenë të drejtën e votës por në anën tjetër kushtetutshmëria dhe ligji në Kosovës neve na e obligon bazën e çfarëdo zgjidhje që do marrin në të ardhmen. Jemi në bisedime me ambasadorët e QUINT-it në mënyrë që të shohim se çfarë zgjidhje mund të gjejmë”, tha ai. /Gazeta Enigma.