Abdixhiku e quan Qeverinë arrogante, thotë se Kurti e ka izoluar Kosovën

Abdixhiku e quan Qeverinë arrogante, thotë se Kurti e ka izoluar Kosovën

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media ka renditur dështimet sipas tij të Qeverisë Kurti të bëra përgjatë një viti qeverise, shkruan Gazeta Enigma.

Ai madje e akuzoi Qeverinë se në kohë krize, ka braktisur qytetarët e saj.

“Në politikë të jashtme kjo Qeveri është karakterizuar me skandale, me mungesë të takimeve në nivel të lartë. Izolimi i Kosovës po merr formë çdo ditë. Nuk përjashtohet as qasja e kësaj qeverie rreth dialogut. Në politikën e brendshme qeveria ka qenë sa arrogante po aq edhe konfliktuoze. Dëshpërimi qytetarë me një qeverisje të tillë është përcjellë me largim masiv të qytetarëve tanë dhe të rinjve. Sipas matjeve të fundit 55 për qind e konsiderojnë largimin nga Kosova”, ka thënë ai. I pari i LDK-së, ka shtuar se ka pasur mungesë të plotë të transparencës nga Qeveria sa i përket dialogut.

“Qeveria nuk ka platformë dialoguese dhe nuk e ka të qartë idenë përpara. Procesi i dialogut është karakterizuar me mungesë të transparencës. Në programin legjislativ qeveria ka paraparë 189 projektligje e deri në dhjetor të 2021-tës kanë aprovuar vetëm 36. Muajt e parë të qeverisjes së LVV-së është vërejtur një emërim masiv i militantëve partiakë në të gjitha bordet e ndërmarrjeve politike. Ky proces i kapjeve vazhdoi përtej bordeve në rregullatorë e inspektorate. Përtej kapjes, Qeveria është karakterizuar me ministra e zyrtarë nën aktakuzë. 3 nga 16 ministrat aktual të Kurtit kanë aktakuzë”, ka thënë ai. / Gazeta Enigma.

Related Articles