Prishtina trimumfon në derbin ndaj Llapit, Drita fiton kundër Ulpianës

Prishtina trimumfon në derbin ndaj Llapit, Drita fiton kundër Ulpianës

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës.

Prishtina arriti fitore minimale ndaj Llapit në stadiumin Fadil Vokrri me rezultat 2-1.

Besnik Krasniqi dhe Endrit Krasniqi në minutat 48-të dhe 65-të realizuan për epërsinë e dyfishtë të vendasve.

Golin e vetëm për Llapin e realizoi Drilon Fazliu në minutën e 78-të të takimit.

Në anën tjetër Drita fitoi me vështirësi ndaj Ulpianës me rezultat 2-3.

Për fitoren e Dritës realizuan, Jashari (5′), Simonovski 2x (25’dhe 59′), kurse për vendasit shënuan Rezi në minutën e 20-të dhe Qerimi në minutën e 43-të të takimit.

Related Articles