E gjithë vëmendja në Gjilan, këto janë dy ndeshjet e zjarrta në Superligën e Kosovës

E gjithë vëmendja në Gjilan, këto janë dy ndeshjet e zjarrta në Superligën e Kosovës

Sot do të luhen dy ndeshjet e fundit në kuadër të xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës.

Kryendeshja kryesore e ditës do të jetë përballja në mes Gjilanit dhe Ballkanit.

“Skifterat” janë pa fitore në tri ndeshjet e fundit dhe do të mundohen te rikthehen te rezultatet pozitive ndaj skuadrës së Ballkanit.

Në anën tjetër, suharekasit që ta sigurojnë vendin e parë do të synojnë fitoren ndaj Gjilanit.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Gjilanit me fillim nga ora 13:30.

Ballafaqim tjetër interesant do të jetë edhe takimi në mes Drenicës dhe Feronikelit.

Drenica synon fitoren që të largohet nga zona e rrezikshme, teksa Feronikeli është në vendin e fundit me 12 pikë, pa gjasa për të mbijetuar.

Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 14:00.

Related Articles