Të shtunën njësite të Policisë së Kosovës kanë qenë cak i sulmeve për pesë ditë rresht në veri të vendit.
Sulmi i fundit ishte dje në vendin e quajtur Sharpej në Jarinje. Në raportin e policisë thuhet se deri sa njësia e policisë kufitare ka qenë duke vëzhguar, janë dëgjuar dy shpërthime.
“Në këtë rast nuk ka pasur të lënduar si dhe as dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe është iniciuar rasti. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë .
Kutojmë se Policia është sulmuar së fundmi me granatë dore, AK 47 si dhe janë vendosur si pengesa në rrugë; iriqët metalikë.
Edhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla përmes një konference për media bëri me dije se policët në veri po sulmohen.
Sveçla i quajti sulmet akt terrorist dhe shtoi se vendi është i gatshëm të përballet me çfarëdolloj skenari të Serbisë. / Gazeta Enigma.