Ka disa ditë që në disa shtete ka pasur rënie të çmimit të naftës, por një gjë e tillë nuk po ndodh në Kosovë.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, në një përgjigje për Gazetën Enigma ka theksuar se rënia e çmimit në Berz ka reflektuar edhe tek ne.
“Rënie ka pasur në Berz, dhe e gjithë kjo është duke reflektuar edhe te ne në Kosovë”, ka deklaruar ai.
Tutje Berjani ka treguar edhe për çmimet aktuale të derivateve sa janë në vendin tonë.
“Sa i përket çmimit në Kosovë sot sillen përafërsisht Dizelli 1.58 cent dhe Benzina 1.41 cent”, ka thënë Berjani për Enigmën.
Sipas tij edhe në Kosovë pritet të ketë rënie të çmimit pasi që edhe në Berz ka pasur lëvizje të mëdha të çmimeve.
“Sa i përket rënies së çmimit nuk mund të themi se sa do të ketë rënie, shkaku se në Berz ka lëvizje të mëdha. Por po trendi është në rënie”, ka deklaruar ai.
Tutje Berjani ka theksuar se e gjithë” kjo varet nga importuesit”.
Çmimi i naftës bie me 5 për qind
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar tendenca rënëse të çmimeve për ekonominë botërore. Çmimet e naftës ranë më shumë se 5% të martën pasi FMN shpalli parashikimin e tij pranveror për ekonominë globale, e cila pritet të ngadalësojë rritjen globale, gjë që ngre frikën se kërkesa për arin e zi mund të tkurret në mënyrë dramatike.
Dje pasdite nafta e papërpunuar amerikane ËTI për dorëzimin e majit ra në 102,49 dollarë për fuçi (- 5,29%).
“Nafta e papërpunuar po bie sot pasi frika e një recesioni rishfaqet ndërsa FMN parashikon rritjen globale,” tha Ipek Ozkardskaya, një analist në Sëissquote Bank.
Kujtojmë se FMN rishikoi parashikimet e saj për rritjen e ekonomisë botërore në 3.6% (-0.8% krahasuar me parashikimin e mëparshëm të janarit) si për vitin 2022 ashtu edhe për vitin 2023, duke vënë në dukje se ka pengesa të mëdha për perspektivat e saj, kryesisht për shkak të pushtimi rus i Ukrainës./Gazeta Enigma/