FFK e përjashton përfundimisht Eroll Salihun

FFK e përjashton përfundimisht Eroll Salihun

Federata e Futbollit e Kosovës përfundimisht e ka larguar nga puna ish-sekretarin Eroll Salihun.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, ka bërë të ditur se Eroll Salihut do t’i ndërprehet mardhënia e punës pas shkeljeve disiplinore nga ana e Salihut.

“KE pas shqyrtimit të shkeljeve disiplinore nga ana e Eroll Salihut, drejtor sportiv dhe Këshilltar i lartë ligjor, mori vendim që t’i ndërpritet marrëdhënia e punës dhe i njëjti do të njoftohet në formë të shkuar”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kujtojmë që Salihu për një kohë ishte suspenduar, kurse tani pas vendimit të KE të FFK-së nuk është më në mardhënie pune me federatën./GAZETA ENIGMA/

Related Articles