Llapi i trajnerit Tahir Batatina fitoi me rezultatin 2:0, të enjten gjatë ditës në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë. Kjo ishte fitorja e katërt rresht.
Batatina si çdo herë ka thumbuar kundërshtarët e tij duke thënë se disa trajnera në Kosovë nuk mund ta marrin vesh se cilat skema i përdor ai. Bile, ai ka thënë se sot ka përdorur skemën sit e Guardiolës te Manchester City.
“Kur të kuptojnë do trejnera n’Kosovë qysh luj futboll, s’merrna mo me futboll. Skema e sotme ishte si e Guardiolës. Kur ai shumë herë nuk aplikon sulmuesin 9 dhe dinë të shpërthej me sulmuesin fallc apo 10-shin, mesfushorin ofanzivë dhe me krahë.
Ai i gëzohet faktit që edhe nuk ka pranuar gol në këtë periudhë ndeshjesh.
“E kemi ditur që do të jetë vështirë të luhet futboll në këtë terren. Nuk i plotëson kushtet ky terren. Kam folur me lojtarët që të mos lëndohemi, duke e ditur se jemi afër Evropës. Kur kemi kaluar në finale të Kupës kam folur me lojtarët se duhet të luajmë taktikisht, të mos bëjmë gabimin siç e kemi bërë vitin e kaluar. Sot kemi qenë më të mirë gjatë gjithë ndeshjes, por kemi qenë të kujdesshëm”, është shprehur Batatina./GAZETA ENIGMA/