Prijësi i koalicionit të Shqiptarëve të Luginës Shaip Kamberi, ka arritur të sigurojë edhe një mandat si deputet në Kuvendin e Serbisë.
Këtë e ka konfirmuar vet ai për Klankosova.tv duke thënë se ka arritur të marrë 679 vota.
Kjo pas përfundimit të procesit të votimit në vendvotimin numër gjashtë në Tërnoc të Bujanocit.
Ai tha se tani i ka 13 mijë e 697 vota.
“Po, kemi marrë 679 vota që janë të mjaftueshëm për një mandat. Tash i kemi gjithsejt 13 mijë e 697 vota”- tha Kamberi.