Rreth 46 civilë po evakuohen nga rusët prej shtëpive pranë fabrikës së çelikut Azovstal në Mauripol.
Ata po përcillen nga makinat e OKB-së e kryqit të kuq, si dhe nga automjete të blinduara ruse me shenjën në formë të shkronjës Z.
Pasi kalojnë kontrollet e nevojshme, lihen në një kamp tende, nga ku supozohet se do të dërgohen në një qytet nën kontrollin e ukrainasve.
Ndërkohë në pjesët tjera të Ukrainës po kujtohen të vdekurit.
Në ditën e përkujtimit që shënohet një javë pas pashkëve po vizitohen varrezat e po dërgohen lule.
E për të siguruar bashkëpunim për mbrojtje, presidenti Volodymyr Zelenskyy foli me homologun e tij francez Emmanuel Macron.
“Ne po shkojmë drejt formalizimit politik të asaj që tashmë është një fakt: Ukraina është bërë pjesë integrale e një Evrope të bashkuar” tha Zelensky.
Ai gjithashtu diskutoi edhe me kryeministrin britanik Boris Johnson rreth përpjekjeve të nevojshme për t’i dhënë fund luftës./Gazeta Enigma/