Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden i ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit, transmeton Gazeta “Enigma”.
“Jill dhe unë shprehim urimet tona më të ngrohta për të gjithë ata që po festojnë Fitër Bajramin”, shkroi Biden në Facebook.
“Ndërsa myslimanët në mbarë botën përfundojnë muajin e Ramazanit”, Biden uroi që ata ta kenë gjatë gjithë vitit dhembshurinë e dëshmuar gjatë këtij muaji.