Kurti: Masakrat e dhunimet që po i përjeton Ukraina, Kosova i ka jetuar nën lëkurë para 23-vjetësh

Kurti: Masakrat e dhunimet që po i përjeton Ukraina, Kosova i ka jetuar nën lëkurë para 23-vjetësh

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Kosova është duke qëndruar përkrah vendeve mike duke e mbështetur Ukrainën.

Ai, në një konferencë për media pas takimit që pati me kancelarin e Gjermanisë, Olas Scholz, ka theksuar se këto sot çfarë janë duke ndodhur sot në Ukrainë, Kosova i ka përjetuar 23 vjet më parë.

“Maskrat, bombardimet dhe përdhunimet që sot po i përjeton Ukraina  nga forcat ruse, Kosova i përjeton rëndë sepse i ka jetuar nën lëkurë para 23 vjetëve nga regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqt, që u ndal nga ndërhyrja e NATO-s”, ka thënë Kurti.

Mes tjerash Kurti në konferencën e përbashkët për media që pati me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministri kosovar, Albin Kurti, u pyet nga gazetarët gjermanë nëse ka prova për t’i mbështetur deklaratat e tij se Rusia po nxit tensione në Ballkan.

“E keni akuzuar Rusinë që i nxit me ndërgjegje tensionet në rajon, a keni indikacione për këtë që mund t’i paraqisni?”, ishte pyetja e gazetarit.

Kurti u përgjigj se ka faktorë që rrezikojnë paqen në rajon e që dirigjohen nga Rusia, por nuk foli me detaje.

“Në Ballkanin Perëndimor ka faktorë që i dirigjon Kremlini e që janë edhe shtetërorë edhe shoqërorë dhe që paraqesin rrezik për paqen dhe sigurinë. Ne nuk jemi të frikësuar, por jemi vigjilentë. Jemi të kujdesshëm edhe ndonëse Kosova nuk është ende në NATO, NATO-ja është në Kosovë, ndonëse Kosova s’është në Bashkimin Europian, Bashkimi Europian është në Kosovë. Ne nuk kemi alternativë përveçse BE-së dhe NATO-s dhe do ta mbrojmë vendin tonë dhe progresin tonë nga çfarëdo rreziqesh”.

Kurti gjithashtu u pyet nëse ka frikë që Ukraina do t’ia kalojë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të anëtarësohet më përpara në BE, por, megjithatë, pyetja mbeti pa përgjigje. / Gazeta Enigma.




/ Gazeta Enigma.

Related Articles