Një i mitur në Pejë është arrestuar pasi I njëjti ka plagosur një person poashtu të mitur.
Plagosja dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht, shkruan Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se revolja është sekuestruar për ekzaminim dhe I dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë.
“Revolja është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Viktima është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe është nën sigurimin e policisë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Tutje, policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.