Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot është dita e tij e dytë në takimet që do ti zhvillojë, shkruan GazetaEnigma.
Kurti ka takuar drejtoreshën e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.
Gjatë kohës që do të qëndrojë në SHBA, Kurti do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
Në bazë të një njoftimi në Twitter, nga kabineti i tij, i bije që Kryeministri i Kosovës do të qëndrojë të paktën edhe një javë në SHBA. Në njoftim qartësohet se Kurti do të takohet me shqiptaro-amerikanët nga 18:00 deri në ora 21:00./ GazetaEnigma
Miresevjen KM @albinkurti ne #Chicago, Zemren e Amerikes. pic.twitter.com/tnQHFW4km5— Arbër Kolichi (@ArberAjeti) May 7, 2022