Një person është therur me thikë nga dy persona në Drenas, shkruan Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dyshuarit e kishin sulmuar fizikisht viktimën dhe më pas e kishin goditur me thikë.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Kurse të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, duke e goditur me thikë. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.