Pas fitores në ndeshjen e parë të serisë finale në Suharekë, Ylli e ka fituar edhe takimin e dytë ndaj Trepçës, për ta ngritur kështu në 2-0 epërsinë në seri, duke qenë tashmë vetëm 1 fitore larg titullit kampion.
Takimin e luajtur sonte në “Minatori” Ylli e fitoi me rezultat 46-60.
Për shkak që skuadra e Yllit u vonua për të arritur në sallë, ndeshja filloi rreth gjysmë ore më vonë. Gjithsesi, kjo nuk i pengoi suharekasit që ta fillojnë fuqishëm takimin.
Çerekun e parë suharekasit e fituan 6-22, për ta nisur kështu takimin në mënyrë të mrekullueshme.
Ylli ishte më i mirë edhe në çerekun e dytë (12-17) dhe kështu në pushim mes pjesëve shkoi me epërsi të konsiderueshme, 18-39.
Vlen të përmendet që Drilon Hajrizi e Rodney Purvis, dy prej lojtarëve më të mirë të Trepçës, nuk e shënuan as edhe një pikë përgjatë gjithë pjesës së parë/