Zyrtare: Blakçori nënshkruan kontratë të re me Dritën

Zyrtare: Blakçori nënshkruan kontratë të re me Dritën

Mbrojtësi i krahut të majtë, Ilir Blakçori, e ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën e Dritës.

Drita të martën ka njoftuar se Blakçori ka firmosur kontratë dyvjeçare dhe do të jetë pjesë e klubit deri në verën e vitit 2024.

“Klubi ynë, FC Drita dhe futbollisti Ilir Blakçori kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vitet e ardhshme. Blakçori ishte një nga futbollistët e rëndësishëm për ne në tri vitet e fundit, prandaj me paraqitjet e tij ka bindur të jetë pjesë e FC DRITA për dy vite të tjera”, thuhet në njoftimin e Dritës.

Blakçori iu pat bashkuar Dritës nga skuadra e Llapit.

Related Articles