Klubet ruse të basketbollit u pezulluan të enjten nga sezoni i ardhshëm i Euroleagues. Organizatorët e Euroleagues përmendën “kufizimet dhe ndalimet të udhëtimit ajror ose kufizime të tjera për lëshimin e vizave për banorët rusë” për shkak të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës.
Liga me 18 ekipe kishte tri ekipet pjesëmarrëse nga Rusia sezonin e kAaluar – CSKA Moskën me një licencë afatgjatë dhe hyrje njëvjeçare për UNICS Kazanin dhe Zenit Shën Petersburgut.
Rezultatet e tyre u anuluan pasi Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt. Pezullimi i Euroleagues përputhet me shumë organe të tjera sportive që kanë hequr ekipet dhe atletët rusë nga garat e tyre.
Disa çështje apeli janë në pritje në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, ka thënë se skuadrat dhe atletët rusë po mbrohen nga armiqësia, nuk dënohen për kombësinë e tyre.
“Anëtarët e Bordit Ekzekutiv konsideruan gjithashtu se mbrojtja e integritetit dhe rregullsisë së garës dhe sigurisë së të gjitha palëve të interesuara është prioriteti përfundimtar,” tha Euroleague në njoftim, “dhe nuk duhet të vihet në rrezik”.