Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka treguar se pjesëtarë grupeve serbe me maska kanë ndaluar një familje kosovare që po shkonte në Zvicër, duke i rrahur dhe duke ua marrë veturën.
“Këta qytetarë po kurohen në spitalin e Mitrovicës, të cilët sapo i vizitova dhe fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore është stabile”, ka shkruar Bahtiri.
“Ftoj qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që mos t’iu bashkohen grupeve kriminale në veri dhe të kontribuojnë për qetësimin e situatës. Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran, dhe askush nuk mund ta cenoj sigurinë dhe integritetin territorial të saj”.