Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, është ndjerë krenare me angazhimin e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin paqeruajtës në Kuvajt.
Përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se ushtarët e Kosovës po e lartësojnë flamurin shtetëror dhe se për këtë arritje një falënderim i veçantë u ka bërë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Jashtëzakonisht krenare me ushtarët tanë, të cilët po e lartësojnë flamurin e Republikës së Kosovës në Kuvajt. Falënderim i veçantë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Gardës Kombëtare të Iowas”, ka shkruar Osmani – Sadriu. /Gazeta Enigma/
Postimi i plotë i Osmanit: