Tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani kanë humbur jetën në Shqipëri si pasojë e helmimit nga ushqimi.
Sipas raportit fillestar nga Policia e Shqipërisë, dyshohet se viktimat kishin konsumuar kërpudha.
Ndërkohë, janë proceduar penalisht dy mjekë në Manëz për veprën “Mjekim i pakujdesshëm”, pasi si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit nga Kosova.
Lidhur me këtë rast, familjarët nga Gjilani sot do të mbajnë konferencë për media në orën 11:00. /Gazeta Enigma/