Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, është shprehur i lumtur për fitoren ndaj Llapit në Podujevë.
Ai ka thënë se kjo fitore i jep zemër skuadrës prishtinase.
“Akoma kemi nevojë për të punuar. Në pjesën e parë dominuam, në të dytën dominoi kundërshtari. Ndoshta me pak fat fituam. Ndoshta me pak fat kemi mundur të mbyllim ndeshjen më herët. Mendoj që epilogu real ishte fitorja jonë. I falënderoj ‘Plisat’ që kanë udhëtuar. I presim në numër të madh për ndeshjen ndaj Ballkanit”, ka thënë Munishi.
“Sot u testua karakteri i ekipit. Jemi skuadër krejtësisht e re dhe duhet të përballemi me këso situata. Fitorja na jep shumë zemër. Lojtarët treguan karakter, përgatitje fizike dhe të gjitha. Ne do të shkojmë ndeshje pas ndeshje. Do të përmirësohemi në vazhdimësi”, ka premtuar Munishi.
Munishi ka theksuar se Prishtina tani është klub shumë i organizuar, se shkon në grumbullim para çdo ndeshjeje.
Atij i pëlqen që Prishtina nuk po llogaritet në mesin e favoritëve.